Subscribe

Pasi mori premtimin e BDI-së se do ta mbështesë në Parlament qeverinë e re, LSDM-ja e Zoran Zaev është vënë në lëvizje për ngritjen e kabinetit të ri. Hapi i parë ka qenë mbledhja e Kryesisë Qendrore të kësaj partie, ku Zaev ka marrë votën unanime për t’u mandatuar si kryeministër i ri i vendit. Ndërkohe, VMRO-ja ka reaguar ashpër duke akuzuar Tiranën zyrtare se ka përpiluar dhe mbështetur platformën shqiptare qe sipas tyre nuk është vetem ndërhyrje ne çështjet e brendshme te Maqedonisë, por edhe nje ripercaktim ne kundërshtim me karakterin multietnik te shtetit. Deklarata erdhi pas vendimit te shpallur nga BDI-ja per ti dhëne firmat kreun te LSDM-se Zoran Zaev per formimin e qeverise. Megjithatë ne komunikimin me mediat pas mbledhjes se kryesisë se BDI-se, zedhenes Bujar Osmani, theksoi se dhënia e firmave nuk do te thotë detyrimisht se ata kane vendosur te bejne koalicion me LSDM-ne. Sipas tij, mbledhjet e kryesisë se BDI-se do te vazhdojnë edhe gjate ditëve te ardhshme per te specifikuar çështje te tjera qe kane te bëjnë me bashkëpunimin me LSDM-ne, si ndarja e posteve ministrore apo rakordimi i programeve politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *