Subscribe

BDI vendos qe t’i jape firmat liderit te LSDM, Zoran Zaev per te marre nga presidenti Ivanov mandatin per krijimin e qeverise se re ne Maqedoni. Vendimi, i konfirmuar edhe nga zedhenesi Bujar Osmani, është marre nga kryesia e kësaj force politike, pas disa orësh debat. Megjithatë, Osmani deklaroi per mediat, se dhënia e firmave per Zaev, nuk do te thotë se BDI ka vendosur të bëjë koalicion me LSDM-në.

 

Ashtu siç ishte shprehur përpara nisjes se mbledhjes lideri i partisë shqiptare, Ali Ahmeti, Osmani tha se përveç formimit të qeverisë me LSDM-në, ekziston edhe mundësia per te mbetur ne opozite, pasi qëllimi i saj është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në kabinetin e ri. Kryesia do te takohet serish per te diskutuar per opsionet e mundshme.

 

Per te kundërshtuar nje marrëveshje mes LSDM dhe BDI, mbrëmjen e se premtes ne Shkup është zhvilluar nje proteste e nje organizate. Dhjetëra njerëz kundërshtuan zyrtarizimin e gjuhës shqipe e kënduan kënge patriotike. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestën, deri sa të shfuqizohet Platforma e partive shqiptare.

 

Zbritja ne shesh vjen vetëm pak dite pas deklaratës se kreut te VMRO-se Gruevski, se do ta luftoje deri ne fund per mbrojtjen e interesave shtetërorë dhe pas lajmit per arritjen e nje marrëveshje per qeverinë mes BDI-se dhe LSDM-se.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *