Subscribe

Ligji për avancimin e përdorimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni, do të kalojë shumë shpejt në Kuvend. Këtë e konfirmoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

 

“Çështja e gjuhës është pjesë e marrëveshjes për koalicionin. Është çështje kohe se kur do të jetë në procedurë parlamentare.”

 

Por pak ditë më parë, LSDM-ja, pjesë e koalicionit, njoftoi se ky ligj nuk është në mesin e 30 ligjeve prioritare të qeverisë së re. Ne nje deklarate per mediat të LSDM-së, thuhet se nuk është planifikuar asnjë afat konkret që përcakton kalimin në procedurë parlamentarë të ligjit për gjuhën. Ky ligj gjithashtu nuk ishte pjesë e paketës së është propozuar gjatë negocimit të partnerëve të koalicionit qeverisës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *