Subscribe

Bashkimi Demokratik për Integrim, forca e drejtuar nga Ali Ahmeti, fitoi shumicën e komunave shqiptare në balotazhin e të dielës.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Maqedoni publikoi rezultatet e raundit të dytë, sipas të cilave BDI mori 10 komuna, Aleanca për Shqiptarët 3, Lëvizja Besa një dhe  PDSH-ja një.

 

LSDM e kryeministrit Zoran Zaev fitoi në 17 komuna, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm në dy.

 

Lideri i BDI, Ali Ahmeti, tha se në Tetovë u rikonfirmua Teuta Arifi ndërsa kandidatët e partisë së tij udhëheqin bindshëm në Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Kërçovë dhe të tjera.

 

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, akuzoi për manipulime të shumta, pasi partia e tij humbi bastionin e saj, Strugën.

 

Reagime të ashpra pati edhe nga kreu i lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili tha se BDI u shndërrua në degë të LSDM-së, dhe se socialdemokratët e Zoran Zaevit janë bërë tani sovranë të shumicës së shqiptarëve.

 

Kasami kërkoi ndërkohë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

Shqetësimi i Zaevit nga ana tjetër ishte VMRO-DPME-ja.

 

Kryeministri kërkoi nga partia e Nikolla Gruevskit që të mos hapë probleme, por të njohe rezultatin e zgjedhjeve.

 

LSDM-ja deklaroi se ka fituar thuajse në të gjitha zonat ku garuan kandidatet e saj, ndërsa Gruevski tha se nuk i njeh zgjedhjet vendore, te cilat i quajti te falsifikuara.

 

Por OSBE-ODIHR thekson se procesi u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe demokratike. Në raportin paraprak thuhet se u regjistruan probleme si presion ndaj votuesve e incidente të vogla, por qe nuk i cenojnë standardet e zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *