Kandidati i BDI-se Visar Ganiu ka fituar ne komunën e Çairit, duke marre gjithsej 169 vota, kurse Zeqirja Ibrahimi i lëvizjes Besa ka marre vetëm 98 vota. Procesi i rivotimit u mbajt ditën e diele pas vendimit te Gjykatës Administrative, e cila konstatoi shkelje ne nje nga qendrat e votimit.

 

Problemet u raportuan nga lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve, kishte denoncuar se ne kutinë e votimit ndodhej nje flete me tepër nga numri i personave qe kishin nënshkruar ne listën zgjedhore. Sipas KQZ, procesi zgjedhor ne ketë qender votimi  ishte i qete. Ndërkohe, lëvizja Besa e pranoi rezultatin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *