E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

BDI dënon sulmin ndaj Ahmetit

Bashkimi Demokratik per Integrim ka dënuar ashpër incidentet e shënuara te dielën ne Kumanove gjate vizitës se kryetarit Ali Ahmetit dhe delegacionit qe e shoqëronte. Nje grup qytetaresh, kryesisht familjare te komandant Shqiponjës, te ekzekutuar gjate trazirave ne Kumanove, dolën per te protestuar, duke qëlluar me gurë makinën e kreut te BDI-se. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka shoqëruar disa nga protestuesit ne komisariat, por mediat raportojnë se vete kreu i BDI-se ka urdhëruar qe te mos preken asnjë nga ata qe dolën ne rruge kundër tij. Vete Bashkimi Demokratik per Integrim eshte shprehur se dhimbja e banoreve te Kumanovës eshte keqpërdorur per qëllime politike.
Sipas kesaj force politike, prania e madhe e qytetareve ne takimin elektoral qe u zhvillua me pas tregoi se banoret e Kumanovës e mbështesin Bashkimin Demokratik per Integrim.

Më shumë video

Reklamë