E diel, 22 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Vendi

BDI del nga koalicioni qeveritar në Maqedoni

BDI ka vendosur tërheqjen e gjithë ministrave të saj në qeveri. Kjo është njoftuar përmes një komunikate për mediat. Në të thuhet: “Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë. Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutare dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e metutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njoFton opinion e gjerë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim”. Ky qëndrim është mbajtur pas publikimit të skandalit të përgjimit ku ishin përfshirë disa prej emrave më të lartë të BDI-së

Vazhdo të lexosh

Reklamë