E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

BDI cakton ministrat e rinj

Sheshohen tensionet mes koalicionit qeveritar në Maqedoni. Parlamenti vendas ka miratuar me shumicë votash largimin e shtatë ministrave dhe katër zv/ministrave te cilët paraqiten dorëheqjen e parevokueshme te premten. Këta të fundit do të zëvendësohen po nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili ka publikuar mbrëmjen e të dielës listën me ministrat dhe zv/ministrat e rinj, që do të jenë pjesë e qeverisë e përkohshme të drejtuar nga kryeministri në detyrë Emil Dimitriev. Ata do te votohen ditët ne vijim ne Parlament. Ministrat e rinj janë në moshë relativisht të re dhe vijnë kryesisht nga universiteti Tetovës. Abdulaqim Ademi zëvendësohet në postin e Ministrisë së Arsimit nga Pishtar Lutfiu, kreu i Ministrisë për Punët Europiane Fatmir Besimi zëvendësohet nga Arbër Ademi, ndërsa Festim Halili do të pasojë Musa Xhaferrin në postin e zv/kryeministrit.
Pas publikimit të ministrave te rinj, Dojçe Vele shkruan se BDI përfaqësohet me këta emra të rinj pa përvojë në kulmin e krizës politike në Maqedoni. Qeveria e re do te drejtoje vendin deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te reja ne qershor te këtij viti.

Më shumë video

Reklamë