Subscribe

Bindja Demokratike dhe Astrit Patozi kanë mbyllur fushatën elektorale ne Shkodër, ku kjo force politike synon të marrë një mandat me Tonin Uldedaj. Në këtë takim të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit, Astrit Patozi ka shpjeguar se Bindja ka hyrë në këtë garë për të sjellë një qasje të re në politiken shqiptare.

 

Sipas Patozit, ngjarja e Elbasanit tregoi se forcat e vjetra politike janë gati të vrasin për pushtet.

 

“Ne besojmë tek ideja jonë, tek projekti ynë për ndryshim të mendësisë së drejtimit të shtetit, ata përpiqen dhe luftojnë vetëm për interesat e momentit që i lidhin gjithmonë me pushtetin. Ne besojmë tek forca e grupit, duke e respektuar njëri-tjetri si kolegë, afërsisht hierarkisë, ata mendojnë se vetëm udhëheqësi ka të drejtë dhe vetëm atij i falen.”

 

Patozi iu ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë kundër 3 kryetarëve: Rama, Meta e Basha.

 

“Shkoni dhe votoni pa fanatizëm, por me logjikë, ndiqni bindjen tuaj dhe do të kuptoni se 3 të parët që kanë marrë peng politikën shqiptare janë njësoj, ndaj votoni numrin 4, Bindjen Demokratike.”

 

Astrit Patozi dhe Bindja Demokratike marrin pjese për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, duke synuar të thyejnë bastionet e partive te mëdha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *