E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BBC: Trump fiton Wisconsin dhe bashkë me të edhe zgjedhjet në SHBA

CBS, partneri i BBC-së në SHBA, po projekton që një shtet tjetër i luhatshëm ka shkuar tek Donald Trump, Wisconsin, që do të thotë se ai ka 276 vota të kolegjit elektoral, më shumë se 270 që nevojiten për të fituar garën e përgjithshme.

Si rezultat, Trump tani parashikohet të ketë fituar presidencën dhe do të rihyjë në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 47-të i Amerikës.

Zgjedhja e ish-presidentit vjen disa muaj pasi i mbijetoi dy atentateve ndaj tij. Ai është bërë presidenti i dytë në histori që fiton me mandate jo të njëpasnjëshme, pasi siguroi votat elektorale të nevojshme.

Reklamë

Trump foli nga Palm Beach duke shpallur fitoren e parakohshme ndërsa votat ishin në favor të tij.

Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se “çdo ditë do të luftoj për ju” dhe se do të sjellë “epokën e artë për Amerikën”.

“Kjo ishte një lëvizje që nuk është parë ndonjëherë më parë dhe, sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”, tha zoti Trump.

Ai u zotua të “rregullojë situatën në kufi” dhe “të rregullojë gjithçka në vendin tonë”.

Një zyrtar i fushatës së zonjës Harris u tha mbështetësve të saj të mbledhur në Uashington se ajo nuk do të fliste para tyre brenda natës, por do të fliste më vonë të mërkurën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë