Subscribe

Shqipëria renditet ne vend te 14 mes 82 shteteve, per sa i përket standardeve dhe rregullave ne koncesionet Partneritet Publik Privat. Raporti i Bankës Botërore ka përfshirë per here te pare edhe Shqipërinë ne këtë renditje, duke analizua ecurinë e koncesioneve. BB vlerëson Shqipërinë ne disa drejtime: Ne përgatitjen e PPP-ve, ne prokurimin e tyre, ne menaxhimin e propozimeve te pakerkuara si dhe ne menaxhimin e kontratave. Por ky vlerësim kaq i larte i Shqipërisë lidhet me faktin se shume vende nuk e aplikojnë kete forme bashkëpunimi, ku shteti dhe privati bëhen bashke per te ofruara nje shërbim apo investim. Kjo forme bashkëpunimi ka risqet e veta pasi kushtet e kontratës mund te ndryshojnë me kalimin e viteve. Shqipëria rezulton te jete e pozicionuar mire edhe me vendet e rajonit si Bosnja Hercegovina, Bullgaria Rumania etj. Vendi yne rezulton se ka te plotësuar edhe kuadrin ligjor per Partneritet Private Publike, ndërsa shume vende te tjera i trajtojnë si pjese te ligjit te prokurimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *