Subscribe

 

Banka Botërore është e mendimit se qeveria shqiptare po përpdor me intensitet të lartë kontratat koncesionare me Partnerit Publik Privat. Pas FMN-së, e cila ka qënë e prerë në qëndrimin e saj, se qeveria nuk duhet të aplikojë më koncesione me propozim të pakërkuar edhe banka boterore është në të njëjtën linjë, për shkak se programe të tilla mbartin rrisqe.

 

 Hilda Shijaku-ekonomiste në BB

Partneriteti Publik Privat është një mënyrë për të ekzekutuar një porgarm publik. Analiza kosto përfitim duhet tëaplikoht njësoj si në investimet publike dhe prandaj ne mendojmë që përdorimi i propozimeve të pakërkuara është pak më i lartë sec duhet të jetë.

 

Sipas zyrtarëve, kontrata të tilla investimi kanë nevojë për më shumë transparencë me qëllim uljen e korrupsionit,  i cili është i përhapur.

 

BB-Maryan Salim

Shqipëria ka ndërmarë një sërë reformash për të përmirsuar klimë e biznesit. Një prej tyre është edhe reforma në drejtësi e cila është e rëndësishmë për investitorët e huaj. Por ka ende nevojë për përshpejtim të reformave. Ajo që vlen për tu thkesuar është se kur bëhet një investim publik ka nevojë për shumë transperancë, për konkurrueshmëri. Ju duhet të luftoni korrupsionin i cili është i përhapur dhe transparenca është një nga format. Nga ana tjetër thjeshtoni më tej procedurat për të përmirësuar më tej klimën e biznesit.

 

Këto qëndrime, Banka i bëri teksa prezantoi raportin ekonomik për Shqipërinë. Sipas këtij institucioni rritja ekonomike e këtij viti do të arrijë në 4% dhe kjo si pasojë e rritjes së konsumit, eksporteve dhe investimeve publike. Banka botore thotë se rritja ekonomike u shoqërua edhe rritje të vendeve të punës, ndërsa borxhi publik shënoi rënie. Gjetjet e raportit i vlerësoi edhe kryeministri Rama, i cili në një postim në tëittter, i ka kthyer përgjgije skeptikeve lidhur ecurinë ekonomike si dhe punësimin. Te jetë edhe banka boterore jashtë realiteti vallë ?- shkruan Rama në rrjetin social.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *