Subscribe

Varfëria pritet të thellohet me tej në vendin tonë, si pasojë e mbylljes së ekonomisë gjatë dy mujave nga pandemia.

Banka Botërore në një raport të fundit analizon se Shqipëria mbetet një nga ekonomitë ku niveli i varfërisë në skenarin më optimist mund të arrijë në 40% të popullsisë, ndërsa në nivelin më pesimist në 44%.

Bëhet fjalë për persona që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë sipas fuqisë blerëse. 

Rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerzve në qytete, të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave.

E thënë ndryshe, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte nivelet e viti 2012 në Shqipëri. Ndërsa në skenarin pesimist, ajo do të ishte e barabartë me atë të vitit 2005.

Vendi ynë ka një numër të madh të vetëpunësuarish, por edhe shkallë të lartë të informalitetit.

Këta pesona, si dhe ata që janë me kontrata pune të përkohshme ose jo shumë të sigurta, do të jenë kategoria që do të preken më tepër nga varfëria.

Ky fakt do të vinte qindra e mijëra familje në vështirësi serioze, të cilat do të ndikojnë në kequshqyerjen apo në reduktimin e shpenzimeve për arsim të fëmijeve, dy fenomene që do të kenë pasoja afatgjata në vend.

Varfëria do të rëndohet edhe për shkak të remitancave, pasi emigratët shqiptarë me gjasë do të dërgojnë më pak para për familjet, pasi do cënohet puna e tyre në vendet europiane.

Por raporti vijon më tej duke evidentuar se në mungesë të masave të qeverive në përgjigje ndaj krizës, më shumë se 400,000 njerëz në rajon mund të zhyten në varfëri, ndërsa klasa e mesme do të tkurret ndjeshëm.

Banka Botërore thekson gjithashtu se do të ketë një ulje të popullisë ekonomikish të sigurt, bëhet fjalë për klasën më të ardhura të mesme dhe të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *