Subscribe

Ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj folit sot më emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakaj në Vizion Plus për inagurimin e bazës ushtarake ajrore në Kuçovë.

Goxhaj tha se baza e Kuçovës, e cila u rihap sot me një ceremoni madhështore ka 86 vite që ekziston dhe se në të kanë kaluar ndër vite aleanca të ndryshme ushtarake.

Lexo edhe :

Related Posts

Sakaq ai sqaroi se baza ushtarake ajrore që u inagurua sot në Kuçovë nuk është bazë e NATO-s, por bazë e Republikës së Shqipërisë, e cila mbështet operacionet e NATO-s. Goxhaj tha  se ka vetëm tri baza që  operohen nga NATO, të cilat ndodhen në Estoni, Letoni dhe Lituani .

Dritan Goxhaj: Kjo bazë ka 86 vite që ekziston. Është interesante sepse në këtë bazë kanë kaluar të gjitha bazat ushtarake ndër vite. Nga 1952 deri në 1969 kemi pasur rusë, pastaj kinezë, tashme kemi NATO-n. Është një bazë që i ka kaluar të gjitha…është një bazë e Republikës së Shqipërisë në mbështetje të operacioneve të NATO-s, por jo bazë e NATOS. Ështe bazë ushtarako ajrore, bazë mbështetëse logjisitike për operacionet e NATO-s. Vetëm 3 të tilla  jane baza që operohen nga NATO: Janë në Letoni, Estoni dhe Lituani. Më 2 mars është inaguruar baza në Lituani. Në komandën ajrore të NATO-s, përcaktohen baza që operohen nga NATO dhe baza që janë në mbështetje të NATO-s.

Në një ceremoni zyrtare Shqipëria dhe NATO rihapën sot bazën ajrore të Kuçovës, pas vitesh të tëra përpjekjesh për të rikthyer në jetë një pikat strategjike mbrojtesë. Në ceremioninë e inagurimit sot  ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të lartë të aleancës veriatlantike.

Baza  e Kuçovës do të shërbejë  si një aset për rajonin dhe është një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se rëndësia e kësaj baze shkon përtej kufijve të shqipërisë në një kohë kur bota po dëshmon agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Kjo bazë është e transormuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një bazë e cila është element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet e Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes dhe rritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore”, tha Rama.

Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke vënë theksin te rreziku rus tha se çdo gjë mund të pritet nga fronti i lindjes. Prandaj e vetmja formulë fituese ne tavoline është bashkimi i forcave dhe kapaciteteve mbrojtes . /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *