Ditën e dytë të vizitës së sekretarit të mbrojtjes Michael Fallon në Shqipëri, ministrja Mimi Kodheli i ka prezantuar nga afër zonën stërvitore të bazave ushtarake në Bizë të Martaneshit. Sekretari Fallon ka parë një stërvitje të trupave pjesëmarrës në “Joint Effort 16”, të cilët prezantuan disa skenarë stërvitjeje. Gjate kësaj vizite, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes paraqiti dhe planin që ka për këtë zonë stërvitore, e cila po planifikohet që në të ardhmen të shndërrohet në një rajon stërvitor jo vetëm për forcat shqiptare, por dhe për ato të NATO-s.
Stërvitja e trupave të aleancës i siguron edhe komunitetit përreth me shumë investime në rrugë dhe më shumë siguri për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *