Bayern vijon të vuajë eleminimin nga Champions

Eleminimi nga Uefa Champions League ka lënë pasoja tek Bayerni i Munihut që nuk mundi të fitoje as në javën 30 te bundesligës. Skuadra e Anchelotit u nda në një barazim 2 me 2 ne Allianz Arena kundër Mainz. Ky rezultat e çon Bayrenin ne kuotën e 71 pikëve, 9 pikë më shumë sesa Laipzig i vendit të dytë që luan këtë të diele në transferte ndaj Shalkes. Sidoqoftë edhe në rastin më të keq që Laipcig fiton, bavarezet do të kenë një distancë sigurie 6 pikë nga rivali më i afër për titullin, një pozicion sërish komod 4 javë para fundit të kampionatit. Sa i takon kronikës së ndeshjes ndaj Mainz, duhet thëne që miqtë kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Bojan Kërkic, por Roben në minutën e 16 i dha barazimin vendasve. Megjithatë Mainz gjeti sërish golin ne fund të pjesës së parë me një penallti të Brosinskit. Për të evituar humbjen e Bayernit mendoi Tiago, 10 minuta para fundit. Në takimet e tjera befasia më e madhe erdhi nga Hamburgu, aty ku skuadra vendase u mposht 1 me 2 nga ekipi i vendit të fundit Darmshtad. Mbrojtësi i kombëtares Mavraj luajti titullar dhe u ndëshkua me të kuq e sikurse edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Hamburgut nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, duke rrezikuar tani seriozisht rënien, pasi kanë vetëm një pikë, më shumë sesa Augsburg, skuadra e fundit që bie ne Bundesliga 2.




