Ndeshje të mbushura me emocion e gola ato të luajtura këtë të mërkurë për fazën e grupeve të Champions League. Bayern Munich nuk i zhgënjeu tifozët me fitoren 4-0 që siguroi përballë Atleticos së Madridit. Coman shkëlqeu me dopietën e tij, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Goretzka e Tolisso.

 

Nga ana tjetër, zhgënjyes ishte rezultati që mori Inter përballë Borusia Moenchengladbach. Ziklatërit mezi siguruan një barazim në minutën e 90. I pari që shënoi ishte Lukaku, duke dhënë idenë se Inter e nisi me këmbë të mbarë ndeshjen.

 

Por Ramy Bensebaini përktheu mjeshtërisht në gol një penallti të akorduar për Borusian. Jonas Hofmann shënoi golin e dytë për ekipin gjerman, ndërsa Lukaku në minutën e 90 siguroi golin e barazimit. Në grupin C, Manchester City fitoi bindshëm 3-1 kundër Portos.

 

Luis Diaz gëzoi për pak çaste skuadrën portugeze, por balancat i vendosi gjashtë minuta më vonë Aguero me një penallti. Gjithaçka u vulos nga Guendogan dhe Ferran Torres. Në të njëjtin grup, ndeshja Olimpiacos-Marseille u mbyll me rezultatin 1-0. As Liverpool nuk siguroi dot një fitore bindëse përballë Ajax. U desh që Nicolas Tagliafico të bënte autogol, që Liverpool të dilte me kokën lart nga kjo ndeshje. Nga ana tjetër, Atalanta mundi 4-0 Midtjylland në shtëpi.

 

 

Ndeshjet kryesore u transmentuan ekskluzivisht në platformën “Tring”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *