E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë

Bayern Munich është kurorëzuar për herë të 29 në historinë e tij si kampion I Bundesligës.

 

Në javën e fundit të Bundesligës, Bayern arriti të mposhte me rezultatin e thelë 5 me 1 Eintracht Frankfurt. Një fitore që I dha titullin duke shuar përfundimisht edhe shpresat e Borussia Dortmund, e cila e humbi garën në javët e fundit pas një sezoni magjik.

 

Reklamë

Një titull që përtej të tjerave shkruan historinë në Bavari për faktin se shumë nga lojtarët ikonë të këtij klubi nuk do të jenë sezonin e ardhshëm.

 

Lojtarë si Robben dhe Ribery, të cilët lanë dhe shenjat e tyre në ndeshjen të luajtur përballë Eintracht duke shënuar nga një gol secili.

Vazhdo të lexosh

Reklamë