Bayerni i Mynihut është ringritur shume shpejt pas humbjes së rëndë ndaj Milanit 4 me 0 duke mundur këtë herë Chelsean 3 me 2 në sfidën e radhës të turneut ndërkombëtar të klubeve të mëdha europiane. Në stadiumin kombëtar të Singaporit, të besuarit e trajnerit Ancheloti, kanë bërë menjëherë autokritike, duke zhvilluar një pjesë të parë të shkëlqyer.

 

Që në minutën e  6 mbrojtësi brazilian Rafinja shënoi për gjermanet me një gjuajtje nga distanca që befasoi portierin Kurtua. Londinezet vuajtën shumë në startin e sfidës dhe në minutën e 12 pësuan edhe golin e dytë nga Myler pas një pasimi të Riberi.

 

Në të 27 ishte sërish Tomas Myler që i dha goditjen e trete kampioneve të Anglisë. Reagimi i bluve të Londrës erdhi vetëm në fund të pjesës së parë kur shkurtoi diferencat ne 3 me 1, Markos Alonso. Edhe në startin e pjesës së dytë bavarazet ishin me pranë golit në dy raste me James Rodriges. Conte i dha hapësire edhe blerjes më të re, Morata por ai që do të shkurtonte sërish diferencat ne 3 me 2 ishte Batshuai 5 minuta para fundit, një gol që gjithsesi nuk shmangu humbjen për anglezet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *