Bajerni i Mynihut do të tentojë këtë mbrëmje surprizën e madhe pas asaj humbje një javë më parë në shtëpi përballë gjigandëve të Parisit. Francezët mundën në Alianz Arena 3-2 skuadrën e Flik, e cila duket se nuk po kalon një formë të mirë kjo edhe pas atij barazimi zhgënjyes 1-1 në ndeshjen e fundit përballë Union Berlin. Megjithatë kur në fushë zbresin këta gjigandë, spektakli është tërësisht i garantuar.  Sa i përket formacioneve startuese edhe këtë herë mungesat do të jenë problemi kryesor për dy trajnerët. Infermieria e gjermanëve është e mbushur plot. Costa, Tolisso dhe Lewandowski  nuk ja kanë dalë dot të jenë në shërbim të skuadrës ndërsa Knabri vijon të jetë i infektuar me koronavirus. Lajme të mira ka për trajneri Pocetino pasi dy futbollistët, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi kanë rezultuar negative në tamponin e fundit dhe janë në dispozicion të skuadrës,  ndërsa rikthim i rëndësishëm është dhe ai i  ParedesNdërkohë trajneri argjentinas  do të vuaj mungesën  e Bernat,  Icardi, Pereira dhe Kurzava të dëmtuar. Ndeshja do të luhet në orën 21:00 në stadiumin në  Park des Princes  ndërsa do të gjykohet nga arbitri i njohur italian Daniele Orsato .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *