E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bayern hedh “sytë” nga La Liga, gati oferta për yllin e Spanjës

Bayern Munich ka shfaqur interes të madh për talentin e ri spanjoll, Nico Ëilliams, dhe është gati të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme për ta siguruar në skuadër.

Klubi gjerman është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh që është vendosur në kontratën e sulmuesit të Athletic Bilbaos. Ky lëvizje tregon ambicien e Bayern për të forcuar edhe më shumë repartin ofensiv me një lojtar shumë premtues.

Nico Ëilliams, i njohur për shpejtësinë dhe teknikën e tij të lartë, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Europë falë performancave të shkëlqyera në La Liga.

Bayern duket se dëshiron ta bëjë blerjen përpara se çmimi i tij të rritet edhe më shumë, duke shfrytëzuar klauzolën e lartë të kontratës si një tregues të vlerës së madhe që ka ky futbollist në treg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë