E diel, 1 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bayern hedh “grepat” në Dortmund, kërkon lojtarin verdhezi

Julian Brandt është bërë objektivi i radhës i Bayern për merkaton e verës. Klubi bavarez gjithmonë i ka sytë nga rivalët kryesore të kampionatit dhe gjahu i radhës është lojtari i kombëtares gjermane.

Kontrata e tij aktuale me Borussia Dortmund skadon në vitin 2026 dhe Bayern ka shans ta marrë me shifër të ulët në merkaton e verës.

28-vjeçari ka që më 1 korrik 2019 që luan me ekipin verdhezi dhe, sipas gazetës “Bild”, do të ishte i gatshëm të provojë një sfidë të madhe si Bayern.

Brandt nuk ka dhënë asnjë sinjal për të rinovuar kontratën, kështu që Bayern do të shfrytëzojë këtë moment. Edhe merr një lojtar bindës, edhe dobëson rivalët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë