E enjte, 1 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bayern gjen zëvendësuesin e Neuer, firmos me 21-vjeçarin

Bayern Munich ka firmosur me portierin 21-vjeçar, Jonas Urbig. Pas arritjes së marrëveshjes me Koln, bavarezët kanë bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në kanalet e klubit.

“FC Bayern ka nënshkruar me Jonas Urbig. Portieri 21-vjeçar bashkohet nga 1. FC Köln dhe do të jetë me ne deri në vitin 2029” – shkruan klubi.

Urbig është aktivizuar gjatë karrierës së tij në skuadra të ndryshme të Bundesligës së dytë gjermane si Regensburg dhe Greuther Furth, ndërsa shihet si pasardhësi i 38-vjeçarit Manuel Neuer te Bayern.

Vazhdo të lexosh

Reklamë