Bayern gabon serish në Bundesligë

Humbja ne Champions League ne mesjaven qe lame pas kundër Atletico Madrid, e ka lene shenjen e vet tek Bajerni i Mynihut. Skuadra e Ancheloetit është ndalur për herë të parë edhe në Bundeslige tek surpriza e këtij edicioni deri tani Kelni, arriti t’i marrë një barazi 1 me 1. Paraqitje fantastike për miqtë për të cilët nga më të mirët në fushë ishte mbrojtësi i kombëtares kuqezi Mergim Mavraj. Ai është padiskutim ndër mbrojtësit më në forme te këtij fillimi sezoni në Gjermani dhe kete e dëshmoi edhe përballe yjeve të klasit botëror si Levandovski apo Roben. Ne sfidën e javës së 6 të Bundesliges, ishin bavarezet që shënuan të parët në minutën e 40 me anë të Kimish. Megjithatë Modest në minutën e 63 pas një pasimi nga e djathta arrin të zgjasë këmbën mjaftueshëm sa për të mposhtur portierin Nojer. Jo vetëm kaq por në minutat e fundit, Zoller shkoi shumë pranë golit të dytë për Kelnin. Pavarësisht barazimit, Bajerni mban vendin e parë me 16 pikë, ndërsa skuadra e Mavrajt është e 3 me 12 pike.

Chelsea rikthehet tek fitoret

Ne Premier League, Chelsea me ne fund rikthehet te fitoje pas dy gabimesh radhazi. Skuadra e trajnerit Konte, fitoi ne trasferten e javës se 7 te kampionatit me Hull City me rezultatin 2 me 0. Fitore e merituare bluve te mbështetur nga mijëra tifozë ne këtë takim. Golat per Chelsea u shënuan brenda 6 minutash ne mesin e pjesës se dyte nga Willian dhe Diego Kosta. Londinezet u ngjiten ne 13 pike ndërsa me herët, Liverpuli kishte marre nje fitore te çmuar 2 me 1 ne fushën e Suonsi, duke marre përkohësisht vendin e dyte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *