Bajerni i Munihut tregoi edhe njëherë epërsinë e tij, duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 Dyren në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

Edhe pse përballë kishin një kundërshtar të lehtë si Dyren, skuadër e kategorisë së 5-të sërish spektakli në skuadrën e Hansi Flik nuk mungoi.

Bavarezët u futën në fushë pa shumë titullarë , kjo dhe për shkak se shumë prej lojtarëve vinin nga ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe ngarkesa e tepërt mund të sillte pasoja në gjendjen fizike të lojtarëve.

Serinë e golave e hapi Çupo Moting që bëri një paraqitje fantastike pasi shënoi dy herë . Një debutim ëndrrash ky për ish sulmuesin e PSG që përveç golave, fitoi dhe  një penallti që u kthye lehtësisht në gol nga MYLER në minutën e 36-të.

Ndërsa për goditjen përfundimtare  mendoi sërish 31-vjeçari, Cupo Moting me një perlë nga distanca që la në vend portierin e miqve.

Gjatë takimit pati vend edhe për shumë debutime, ku emra si Sar, Duglas Kosta e nisën si titullarë me fanellën e Bajernit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *