E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Sport

Bayern “mbreti” i ri i Europës, Championsi i gjashtë në histori

Bayern Munchen kurorëzohet për herë të gjashtë kamipon i trofeut më prestigjoz në Europë, Uefa Champions Legue. Bavarezët mposhtën me shifrat 1 me 0, francezët e PSG, në ndeshjen finale të luajtur në Lisbonë, ku si rallë herë, dhe pse nuk kishte tifozë për shkak të pandemisë, spektakli nuk mungoi për asnjë moment, përgjatë 90 minutave lojë.

Një përballje titanësh, ku pavarësisht klasit dhe milionave të investuar tek PSG, në fund, historia tregoi edhe njëherë se fiton eksperienca. 

Heroi i sfidës, për gjermanët ishte padyshim frencezi Kingslej Coman, i cili ishte dhe asi nën mëng në këtë duel i teknikut Flick.

Një pjesë e parë, ku për asnjë moment nuk mungoi spektakli dhe emocionet, por vetëm golat. Gjermanët nga njëra anë që goditën shtyllën me levandoëskin, ndërsa francezët që shpërdoruan disa raste të pastra duke mos arritur të finalizojnë.

Reklamë

Por me fillimin e pjëseës së dytë, ishte Kimish ai që harkoi bukur në zonë një top, që gjeti të lirë dhe të pamarkuar Coman, i cili me një goditje me koke mposhti Keylor Navas.

Një gol që i dha qetësinë, gejrmanëve por që shëprqëndroi francezët e PSG, të cilët, pavarësisht rasteve që patën nuk arritnë të mposhtnin dot Nojer. 

Super sfida e Uefa Champions League u transmetua ekzkluzivisht në ekranin e Vizion Plus dhe platformën Tring, duke dhuruar emocione pa fund për të gjithë sportëdashësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë