Lacio fitoi 1 me 0 me Bayernin duke shkaktuar surprizën e parë të ndeshjeve të fazës së 1/8 të uefa Champions League. Beteja e parë e Olimpikos shkoi për italianët, të cilët ndonëse në letër pas shortit dukej se ishin krejtësisht të pafavorizuar, tanimë falë rezultatit të parë, mund të ëndërrojnë kualifikimin.

Gjermanët dëshmuan edhe një herë tjetër në Romë se ky është momenti i tyre më i keq i sezonit. Një skuadër me dy fytyra nga pjesa në pjesë. Pas një 45 minutëshi të parë të luajtur në përgjithësi mirë, duke e mbajtur skuadrën bardhekaltër në gjysmëfushën e vet e duke shpërdoruar 3-4 raste për shënim me Kejn, Sane dhe Musialen, gjermanët u shpërfytyruan në pjesën e dytë. Lacio ishte menjëherë agresive që në startin e pjesës së dytë.

Një gafë e Kim, i dha mundësi Isaksen të shënonte, mirëpo Nojer ishte vendimtar në ndërhyrje. Një episod që i dha zemër italianëve të cilët ekuilibruan ndeshjen dhe jo vetëm, në minutën e  67 fituan një penallti e cila i shkaktoi një dëm të dyfishtë Bayernit pasi Upamecano u ndëshkua me të kuq për faullin ndaj Isaksen, nga pika e bardhë ai që shënoi ishte kapiteni Imobile. Deri në fund asnjë reagim i Bayernit, përkundrazi 2 raste të shkëlqyera të skuadrës së Sarrit për të thelluar diferencat.

Në 5 mars në Alianz,me bavarezët janë të thërritur në një përmbysje.

Sukses edhe më i rëndësishëm për PSG, skuadër e cila mundi 2 me 0 në shtëpi Real Sociedad duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale. Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin e barabarte 0 me 0, të zotët e shtëpisë kaluan në avantazh me anë të yllit të tyre Kilian Mbappe në minutën e  58.

12 minuta më vonë ishte Barcola i cili dyfishoi shifrat për skuadrën e Luis Enrikes, skuadër që udhëton në Anoeta tashmë me një rezultat bindës në favor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *