E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 11 minuta më parë
Sport

Bayern, championsi si mundësi për të qetësuar gjakrat

Cfarë po ndodh tek Bayerni? Është kjo pyetja që bëjnë të gjithë ata që janë tifoze të skuadrës së madhe gjermane por edhe me gjere.

 

Bavarezet janë duke kaluar një nga momentet më të vështira të viteve te fundit dhe duket se oret e trajnerit Kovac në krye të skuadrës janë të numëruara.

 

Reklamë

Barazimi i fundit në kampionat  3 me 3 ndaj Fortuna Duseldorf janë tregues i një situate kaotike të cilës nuk i dihet fundi kështu si janë duke shkuar gjerat. Fatmirësisht në Champions rezultatet nuk kanë munguar në mënyrë që situata të konsiderohej edhe më dramatike sec është.

 

Dueli i radhës të martën ndaj Benfikes është i rëndësishëm për të vulosur vendin e parë në grup, por natyrisht është i rëndësishënm edhe për ti bërë bavarezet të buzëqeshin disi  në mes të një situatë të akullt ashtu si vet dimri gjerman.

Vazhdo të lexosh

Reklamë