Champions League dhuroi të tjera emocione të forta mbrëmjen e të mërkurës, ku u prenë biletat e radhës për në fazën në 1/8.

 

Fitorja e Interit 4 me 0 kundër Viktoria Plzen , kualifikoi ziklaltrit dhe çoi në Europa League, Barcelonën për të dytin sezon radhazi.

 

Mkitarian, dy golëshi i Xhekos dhe pastaj rikthimi nga dëmtimi i gol i Lukakut i dhanë suksesin e rëndësishëm skuadrës së Inzagit.

 

Ky rezultati e demoralizoi Barcelonën, e cila në supersfidën e mbrëmjes u dorëzua totalisht ndaj Bajernit, pasi u mund 3 me 0 në Camp Nou.

 

Katalanasit që kanë pësuar 6 humbje radhazi ndaj bavarezëve, u nënshtruan lehtësisht edhe kësaj radhe duke mos goditur asnjëherë në portë. Mane dhe Cupo Moting në pjesën e parë, si dhe Pavard në shtese, i siguruan Bajernit fitoren e pestë radhazi dhe vendin e parë në grup.

 

Suksese të njëjta 3 me 0 për Napolin dhe Liverpulin. Italianët janë të frikshëm edhe në Champions, pasi morën fitoren e pestë radhazi duke mposhtur Rangers në fushën e tyre me dy golëshin e Simeones dhe Ostigard. Ndërkohë anglezët fituan në transfertë lehtësisht ndaj Ajaks.

 

Një dramë e vërtetë ajo që ndodhi në grupin B. Porto fillimisht fitoi thellë  4 me 0 në Belgjike kundër Club Brugge që ishte kualifikuar më herët.

 

Mirëpo portugezët e kanë festuar kualifikimin teksa ktheheshin në avion për në Portugali. Rezultati 2 me 2 me Atletiko Madrid dhe Leverkusen favorizoi kualifikimin e “dragonjve”.

 

Skuadra e Simeones humbi një penallti me Karrasko në minutën e 98 e më pas Saul goditi edhe Traversen.

 

Totenham u ndal në një barazim 1 me 1 kundër Sporting Lisbone mes protestave të shumta për një gol që iu anulua në minutat shtesë. Në të njëjtin grup Eintraht Frankfurt fitoi 2 me 1 kundër  Marseille.

 

7 nga 8 ndeshjet e Champion League u transmetuan ekskluzivisht në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *