E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bavarezët “turpërojnë” Barcelonën/ Juventus rigjen fitoren në Champions

Bayern Munich ka shkatërruar me rezultatin e thellë 3-0 Barcelonën në “Camp Nou” në një nga sfidat e para të fazës së grupeve të Champions League. Golat u shënuan nga Muller dhe dy herë Levandovski.

Në përplasjen tjetër të grupit E, Benfica dhe Dinamo Kiev u ndanë në barazim pa gola.

Nga ana tjetër, Juventus, ka triumfuar me shifra 0-3 ndaj Malmo-s, në sfidën e grupit H.

Golat për italianët i shënuan Alex Sandro në minutën e 23 dhe në fund të pjesës së parë, Dybala me penallti dhe Morata.

Reklamë

Ndërkohë në përballjen tjetër të këtij grupi, Chelsea fitoi 1-0 ndaj Zenit me golin e Lukakut në minutën e 65′.

Faza e grupeve kete te marte nisi me nje surprize te madhe pasi zviceranet e Young Boys munden 2 me 1 Manchester United.

6 nga 8 duelet e mbremjes u transmetuan ne Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë