E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Batutat e Ramës tek “Rai”: Basha kërkon një Juventus pa Ronaldon

Gjatë intervistës me gazetarin e njohur Italian Bruno Vespa në emisionin “Porta e Porta”, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat dhe krahasimet edhe me fushën e sportit, konkretisht Ronaldon dhe Juventusin.

 

 

Pyetjes së Vespës në lidhje me mënyrën sesi funksionon ligji electoral në Shqipëri për zëvëndësimin e deputeteve të dorehequr, Rama iu përgjigj me një shembull të marrë nga klubi bardhezi, për të cilin kreu I qeverisë shqiptare bën tifo.

Reklamë

 

Ne kemi një ligj elektoral rajonal-proporcional, pra me lista. Pra kjo është çështja, ata kanë braktisur Parlamentin dhe thanë që nuk hyjnë në këtë Parlament, kryeministri duhet të largohet, një tjetër qeveri që ka pëlqimin tonë duhet të krijohet. Pra, ”Juventusi” duhet të largohet. Duhet të krijohet një skuadër që duam ne, pa Cristiano Ronaldon dhe të fillojmë nga e para. Kështu nuk shkon. Më pas ikën dhe tani ata që janë më poshtë në lista po hyjnë në Parlament. Pra është një situatë shumë unike. Unë nuk di asnjë rast tjetër përveç Aventinos italian të viteve ’20. Është një vetëvrasje politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë