Subscribe

Pasi përfunduan me sukses misionin e tyre, fermerët vendosën të qëndronin në verandë, ku po pinin kafen së bashku dhe po komentonin misionin e tyre.

Nuk munguan as batutat e Albanos, i cili po imitionte dhe veprimet e fermerëve të tjerë teksa ata po realizonin detyrat e tyre. Shumë shpejt mes tyre u krijua një atmosferë gazmore dhe plot të qeshura.

Një nga detyrat që për ta ishte më gazmore ishte mjelia e lopës, ku të gjithë hasën vështirësi përveç Valerit dhe Robertit.

Fermerët u shprehën se ata nuk janë kënaqur kaq shumë më parë sa gjatë qëndrimit të tyre në “Fermën VIP” edhe pse kanë vetëm pak ditë brenda. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *