E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bathore, plagosen dy vëllezër me pistoletë

Një plagosje me armë zjarri ndodhi mesditën e kësaj të premte në Bathore, brenda ambienteve të një lokali. Dy vëllezër u qëlluan me pistoletë, por fatmirësisht sipas mjekëve të Spitalit të Traumës ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, efektivët e komisariatit nr.5 te Kamzës prangosën një 16-vjeçar, si autor te plagosjes. Fillimisht dy vëllezërit janë grindur me adoleshentin e më pas ky i fundit ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën. Pasi është rikthyer ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre. Në vendngjarje, policia sekuestroi pistoletën, si dhe nje arme tjetër shotgan qe i përkiste njërit prej te plagosurve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë