Subscribe

70 artistë të shoqëruar nga 40 bateristë të “Tony Drums Studio”, kanë rikthyer këngët më të njohura të të gjitha kohërave, në koncertin “Dekada e re” të mbajtur në Prishtinë. Ky event ishte një dedikim në nder të punës dhe kontributit të Musa Piperkut, një prej figurave më të rëndësishme në kulturën dhe muzikën shqiptare.

“ky koncert madhështor është një urë lidhëse e artistëve që sapo kanë filluar karrierën dhe artistëve profesional. e veçanta e këtij koncerti është së në këtë skenë do të performojnë gjithsej 70 muzikantë. Rendi i parë do të jenë bateristët e “Tony Drums Studio”, rendi i dytë është kitaristët dhe të tretet bas-kitaristët”, thotë Faton Aliu, presidenti i “Tony Drums”.

Lexo edhe :

Related Posts

Projekti vjen i realizuar me shumë përkushtim si një promovim për gjeneratën e re të bateristëve të së ardhmes.

Ndonëse të rinj në moshë, për ta pasioni për instrumentin e baterisë, i shtyn të shfaqin talentin përpara një audience të madhe ku përreth orë e gjysmë dhuruan emocione dhe spektakël.

Surpriza më e veçantë e mbrëmjes, ishte  performanca e “ Këngë moj” e shoqëruar nga 40 bateristë dhe mozaiku i instrumentisteve dhe vokaleve më të njohur të Kosovës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *