Subscribe

Bastisen zyrat e firmës ligjore “Mossack Fonseca” ne Salvador. Autoritetet kryen kontrolle dhe sekuestruan nje sasi dokumentash dhe kompjuterash ne degën e kësaj firme, e cila u vu ne qender te skandalit te “Panama Papers”. Lajmin e njoftoi zyra e prokurorit te përgjithshëm, sipas se cilës firma ishte duke u zhvendosur, çka e konfirmoi edhe nje punonjës i saj. Zyra e “Mossack Fonseca” ne Salvador funksiononte si ndihmëse dhe asistonte në punët e klientëve në mbarë botën. Sipas mediave lokale, disa shtetas te vendit e kane shfrytëzuar firmën për të blerë prona të paluajtshme në shtet, pa e deklaruar ketë tek autoritetet. Vete firma ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të jashtëligjshme dhe ka deklaruar se informacionet i janë ofruar publikut në mënyrë të gabuar. Skandali i bere publik pak dite me pare nga nje rrjet gazetaresh investigative zbuloi se njerëz te pasur përdornin kompanitë offshore për t’iu shmangur taksave. Ne Argjentine kane nisur hetimet, pasi emri i presidentit Mauricio Macri u përmend ne “Panama Papers”. Ndërsa ne Tajlande zyra kundër pastrimit te parave po heton 16 persona, përfshire politikane dhe ish-politikane, si dhe biznesmenë te njohur, qe janë shfaqur gjithashtu ne dokumenta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *