E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Bota

“Basti” suedez me koronavirusin, të gjitha hapur, shkolla, biznese, bare e kafene

Suedia ka qenë një ndër vendet më të komentuara për shkak të trajtimit të cështjes së koronavirusit. Vendi nuk mori asnjë masë si shumë nga fqinjët e tjerë europiane, që nga mbyllja e kufijve, deri tek respektimi i distancës.


Kudo në vend shikon njerëz nëpër rrugë, bare dhe kafene, ndërsa fëmijët kanë vijuar normalisht jetën, duke shkuar nëpër shkolla. Vetëm studentët u detyruan të respektojnë distancën nëpër klasa. Po ashtu edhe bizneset, nga sallonet e bukurisë deri tek restorantet, kanë vijuar normalisht.

Reklamë

Të vetmet masa që ndërmori qeveria, ishte ndalimi i vizitave në azilet e të moshuarve që nga 1 prilli, si dhe kufizimi i lëvizjeve të panevojshme. Të gjithë qytetarëve iu kërkua mbajtja e distancës dhe mbajtja e përgjegjësisë personale.

Ministrja suedeze e shëndetësisë dhe cështjeve sociale, tha se vend i saj nuk ka asnjë strategji për të krijuar imunitetin e tufës, si përgjigje ndaj Covid 19. Vendi sipas saj, ka një përgjegjësi, shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e shëndetit public, me një vëmendje të theksuar tek azilet.

Zyrtarët e shëndetit public shprehen për mediat se koha do të tregojë nëse izolimi, apo mos-izolimi i Suedisë dhe imuniteti I njerëzve në përballjen me infeksionin, ishin të suksesshme.

Sipas tyre  masat e rrepta shërbejnë vetëm për të ulur kurbën e infeksionit dhe të vdekshmërisë, por kjo nuk do të thotë se virusi do të zhduket.

Edhe ministrja e Jashtme i Suedisë tha për The Guardian se është ende shumë herët për të gjykuar qasjen e vendit ndaj coronavirusit.

Aktualisht vendi numëron mbi 2.200 viktima dhe rreth 19 mijë të infektuar, ose ndryshe 225 viktima për 1 milion banorë, shifër më e lartë se vendet fqinj.

Shtetet e tjera nordike të cilat kanë një ngjashmëri kulturore dhe gjeografike, janë në contrast të madh me Suedinë. Finlanda, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, po ashtu Danimarka, dhe Norvegjia, por edhe Gjermania vende të cilat njoftuan lehtësimin e masave jo më larg se 10 ditë më parë.

Pjesa tjetër e Eurpës, Italia, Spanja Franca, janë vendet më të prekura.

Britania e Madhe është e vetmja në Europë që nuk ka marrë ende në konsideratë heqjen ekufizimeve. Vendi numëron aktualisht 21 mijë të vdekur nga koronavirusi, dhe më shumë se 157 mijë të infektuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë