E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basketbollistja e njohur emërohet administratore e re e Njësisë 10 në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar administratoren e re të Njësisë numër 10 në kryeqytet.

Ajo është basketbollistja e famshme Karolina Kostallari, e cila do të zëvendësojë, duke filluar nga sot, Arjan Hamitin.

 

Ky i fundit ka mbajtur postin e administratorit të Njësisë numër 10 në kryeqytet, ndërsa tani do të ushtrojë një detyrë të re në Bashkinë e Tiranës.

Reklamë

 

“Kaluam stafetën e Njësisë 10 sot nga Arjan Hamiti tek Karolina Kostallari – basketbollistja e famshme e dhe administratore e zonja, teksa Arjani do fuqizojë nismat e shëndetit publik në @BashkiaTiranë!Suksese të dyve në sfidat e reja! “, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter

Vazhdo të lexosh

Reklamë