E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Basket, Constanides rinovon kontratën

Rezultatet e mira vitin e kaluar kane bere qe trajneri qipriot Andonis Konstandidhis te nënshkruaj kontratën e re me kombëtaren e basketbollit për meshkuj. Jetëgjatësia e se te cilës sipas presidentit te federatës, do te varet nga rezultatet ne eliminatoret e kupës se botes 2019, te cilat do te zhvillohen këtë vere. Ndërkohe, numri nje i pankines kuqezi ka shpalosur edhe objektivat ne eliminatoret e kësaj vere kur do te përballen ne grup me Holandën dhe Austrinë.

 

“Kemi arritur rinovimin e skuadrës me nje moshe mesatare 26 vjeç dhe qëllimi është te fillojmë garën aty ku e mbyllem vitin e kaluar me ate fitore me Sllovakinë. Objektivi është renditja ne vend te pare ose te dyte ne grup edhe pse jane skuadra te forta. Ne do te bëjmë me te mirën per te prere biletën ne fazën tjetër kualifikuese.”

 

Reklamë

Federata Shqiptare e Basketbollit ka bere te ditur edhe kalendarin me aktivitet ndërkombëtare ku tashme nuk do te garoje vetëm kombëtarja e pare, por edhe 5 ekipe te moshave me synimin jo vetëm prezence, por edhe rezultatet.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë