E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Bashkohuni për Shqipërinë që duam”

Kryeministri Edi Rama shprehet se mazhoranca socialiste do të angazhohet seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit, jo vetëm në nivel qendror po edhe në nivel qarku.

 

Në një shënim në Facebook, Rama shkruan se për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i platformës së re të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, Shqipëria që duam.

 

Reklamë

Po ndërkohë, shkruan Rama, nuk duhen humbur energjitë e të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.

 

Ai shton se kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek adresa [email protected]

Vazhdo të lexosh

Reklamë