E enjte, 5 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 orë më parë
Video · Vendi

Bashkohet kufiri mes Shqipërise dhe Kosovës

Kosova dhe Shqipëria do te kene vetem nje pike te perbashket kalimi kufitar ne Morine, pra nje polici dhe nje dogane.

 

 

Vendimi për ngritjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar ka gjetur zbatim të premten në terren, një ditë pasi Qeveria e Shqipërisë e miratoi atë.

Reklamë

 

 

Dogana dhe policia e Kosovës janë transferuar në pikëkalimin e përbashkët kufitar të Morinit, përuruar në korrik të këtij viti.

 

 

Pas vendimit të Qeverisë shqiptare, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka njoftuar se tashmë kontrollet do të kryhen sipas parimit “një ndalesë një kontroll”, një vendim ky që, sipas tij, lehtëson lëvizjen e lirë mes vendeve.

 

 

Në ceremoninë e zhvilluar në kufi vec dy ministrave të brendshëm ishte edhe kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

 

Më shumë video

Reklamë