E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Video · Ekonomi

Bashkitë vendosin taksa të përkohshme

Një ligj i ri i miratuar ne Komisionin e Ekonomisë i jep te drejte bashkive qe te vendosin taksa te përkohshme, me nje afat tre vjeçar dhe jo me shume se dy ne vit.

 

Kjo nisem është e ngjashme me taksen e infrastrukturës arsimore qe vendosi Bashkia Tirane. Ministri Arben Ahmetaj sqaron se niveli i taksës qe do te propozojnë njësite vendore, nuk do te jete me shume se 35%  mbi taksen reference.

 

Reklamë

Projektligji i ri per financat vendore ne thelbin e tij parashikon një disiplinim me te madh fiskal te bashkive,  te cilat do te jene nen ombrellën e Ministrisë. Por shëndoshja financiare e tyre pritet te vije edhe nga rishikimi i tarifave vendore.

 

Sipas te dhënave, pas reformës territoriale janë 12 miliard leke detyrime ndaj buxhetit nga njësite vendore. Ndaj shlyerja e tyre parashikohet te vije nga miradministrimi, por edhe nga vendosja e taksave te reja.

 

Më shumë video

Reklamë