E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Bashkitë të mbledhin të ardhurat”

Kryetari i bashkisë së Tiranës, njëherazi edhe i shoqatës së bashkive i bëri apel njësive vendore që të forcojnë procesin e mbledhjes së të ardhurave. Sipas Erjon Veliajt disa njësi vendore duhet të ndjekin modelin e bashkisë së Tiranës, e cila në një kohë shumë të shkurtër jo vetëm ka shlyer një sërë detyrimesh të prapambetura, por edhe ka kryer investime.

 

Investimet e mëdha që kryhen duhet të mirestudjohen me qëllim që të rikthejë në një kohë jo të gjatë vlerën e shpenzuar.

 

Veliaj i bëri këto deklarata gjatë konferencës kombëtare të financës që organizohet nga Fakulteti Ekonomik.

Më shumë video

Reklamë