Subscribe

Ndërsa sezoni veror është ne kulmin e tij, skafet, gomonet dhe motorët e detit po kthehen në makthin e pushuesve. Një vendim i Këshillit të Ministrave ndalon mjetet ujore t’i afrohen zonave bregdetare jo më shume se 300 metra. Por kjo distancë nuk respektohet.
Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i kufirit Genc Merepeza bën përgjegjës pushtetin vendor qe e ka per detyre te rregulloje lëvizjen e mjeteve ne det. Merepeza thotë se policia kufitare kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të parandaluar ngjarje tragjike si ajo e vdekjes se turistit rus ne Himare. Kjo, pasi policia kufitare e ka të pamundur patrullimin e territorit në çdo pjesë të tij. Nga plazhi i Currilave në Durrës e deri tek Mali i Robit në Kavajë, nje hapësire ku përdoren shume mjete uji, nuk asnjë shenjë dalluese ku ato mund të qëndrojnë apo te lundrojnë. E njëjta situate është edhe ne gjithë bregdetin jonian e po ashtu dhe ne Shëngjin e Velipoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *