Dy bashki që drejtohen nga Partia Demokratike kanë kërkuar nga KQZ dhe KZAZ-të përkatesë në Kukës dhe Mat që të lirojnë ambjentet që patën marrë në dorëzim për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në të dyja rastet kryebashkiaket Shehu i Kukësit dhe Neziri i Matit e justifikojnë kërkesën e tyre me aktin e Metës për shfuqizimin e dekretit të tij mbi datën e zgjedhjeve lokalë që ishte 30 qershori.

Sipas këtyre dy bashkive, përsa kohe që Meta anuloi datën e zgjedhjeve, edhe KZAZ duhet të lirojnë ambjentet e marra në përdorim nga bashkitë.

Jo vetëm kaq por kryebashkiaket në fjalë kërkojnë që KZAZ-të të heqin edhe listat e zgjedhësve që janë afishuar në ambjente si shkolla, kopështe dhe cerdhe.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu kërkon që KZAZ numër 11 në këtë qytet të liroje ambjentet pranë qëndrës kulturore “Hasan Prishtina” dhe shkollës “Havzi Nela”.

Ndërkohë kreu i bashkisë Mat Nezir Rizvani ka kërkuar që KZAZ nr.16 të lirojë ambjentet e Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” në Burrel.

Te njejtin hap kane ndjekur edhe bashkite e tjera te opozotes, Çorovoda e drejtuar nga Nesim Spahiu i LSI, Bledion Nallbati i PD ne Devoll, Zamira Rami e LSI ne Gjirokaster, Fran Frrokaj i PD ne Lezhe.

 

Mesa duket kjo është lëvizja e radhës e Partisë Demokratike në përpjekje për të penguar objektivin e kryeministrit Rama për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *