Moska e konsideron deklaratën e bërë nga Kryeministri Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, krejtësisht të papranueshme.

 

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga përfaqësuesja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova tha se janë në pritje të një reagim “të përshtatshëm” nga Perëndimi lidhur me këtë deklaratë.

 

“Promovimi i zbatimit të planit të ‘Shqipërisë së Madhe’ është në kundërshtim të plotë me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillt të Sigurimit të OKB-së dhe minon stabilitetin në Ballkan. Për Moskën, është veçanërisht e çuditshme që ky pozicion, i cili kundërshton një vendim themelot për zgjidhjen e konfliktit, shpallet një qëllim kryesor në karrierën politike të udhëheqësit të një vendi ballkanik. Pozicione të tilla nuk janë në përputhje me përpjekjet e përbashkëta të Beogradit dhe Tiranës për të krijuar një treg të vetëm. Ne presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë”, tha Zakharova.

 

Ky reagim i Zakharovas është bërë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë në një intervistë televizive, teksa fliste për planet e tij në vitin 2030, e ku tha se aspiron bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *