E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bashkimi Evropian i mbyll derën vendeve të Ballkanit

Këshilli i Bashkimit Evropian ka hequr nga lista e vendeve të sigurta Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shtetet e Bashkuara, Libanin dhe Izraelin, ndaj të cilave nuk ka pasur kufizime për udhëtime drejt bllokut.

 

Por edhe pse zyrtarët i kanw mbyllur dyert një numër të lartë të shteteve të ballkanit perendimor, Shqipëria ndodhet ende në listën e gjelbër, duke i lejuar qytetarët të udhetojnë lirshëm në vendet evropiane.

 

Reklamë

Sipas deklaratës së publikuar udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në evropë nga këto shtete, do t’i nënshtrohen masave kufizuese qe do të percaktohen  nga vete vendet anëtare .

 

Qytetarët nga vendet të cilat nuk janë në listën e gjelber nuk u  lejohet fare hyrja në BE përveç rasteve për nevoja profesionale apo për shkak të lidhjeve të ngushta familjare. Nga kufizimet do të përjashtohen edhe personat të cilët e  kanë vendbanimin në territorin shtetit ne te cilin po udhetojnë.

Më shumë video

Reklamë