E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bashkimi Evropian hap negociatat me Bosnje-Hercegovinën

Ilustrim · Vizion Plus

Këshilli Evropian ka vendosur të nisë negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën, ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në “X”.

“Urime! Bosnja dhe Hercegovina është në familjen evropiane. Vendimi i sotëm është një hap i rëndësishëm në rrugën tuaj drejt BE-së. Tani puna e vështirë duhet të vazhdojë në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina të mund të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme, siç dëshirojnë njerëzit e saj,” Charles Michel thekson në postimin e tij në “X”.

Miratimi i negociatave të pranimit midis Sarajevës dhe Brukselit ishte rekomanduar më parë nga Komisioni Evropian.

Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë nga dhjetori 2022.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh