Subscribe

Të paktën nëntë degë studimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, gjatë viteve të fundit kanë rrezikuar edhe mbylljen për shkak të numrit të ulët të studentëve, ndërsa ndërhyrja përmes bursave prioritare nuk dha efektin e pritur. Në këto kushte, ministria e arsimit ka vendosur bashkimin e degëve duke nisur me ‘Kimi Farmaceutike’, ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike’ të cilat do të aktivizohen gjatë vitit të ardhshëm akademik.

“Janë dy programe të reja bachelor, të cilat tashmë janë miratuar në fazën e parë nga MAS për hapjen në vitin e ri akademik 2024-2025, ‘Kimi Farmaceutike’, dhe ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike’, dy programe të cilat do të zgjojnë interesin e të rinjve dhe gjimnazistëve”, ka thënë Manastirliu.

Ristrukturimi i programeve të studimit do të zgjerohet edhe në programet master, ku problematika më e madhe shfaqet te mungesa e interesit për mësuesinë.

“Po përballemi me mungesë të mësuesve në shkollat tona dhe kjo ndërhyrje është shumë e nevojshme”, shprehet Polikro Dhoqina, shef i Departamentit të Fizikës.

Numri i kufizuar i studentëve prej vitesh tashmë vërehet në 40 degë, të cilat janë shpallur edhe prioritet kombëtar duke u nisur nga rëndësia që ato kanë për ekonominë e vendit, por nuk tërheqin interesin e të rinjve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *