Subscribe

Kryetari I Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja eshte I pari që flet publikisht pas kalimit të procesit të vetingut. Dedja thekson se ky është një prej ligjeve më të ashpra në Europë duke rrëfyer eksperiencën personale me vetingun.

 

 “Eshtë njëlloj sikur të kapërcesh varrin për së gjalli, thonë shqiptarët.”

 

 

Kryetari I gjykatës kushtetuese tregon se dy seancat që komisioni I pavarur I kualifikimit zhvilloi për të I ka ndjekur nëpërmjet mediave.

 

 

“E kam ndjekur në shtëpi, me familjen time patjetër sepse është një shqetësim që të gjithë e mbartin ata që I nënshtrohen vetingut, por e kam ndjekur nga shtëpia e pastaj kam ardhur në zyrë, në të dyja rastet.”

 

Bashkim dedja së bashku me vitoren tushën janë të vetmit gjyqtarë kushtetues që e kanë kaluar vetingun, ndërsa Gani Dizdari pret të dalë para komisionit të pavarur të kualifikimit. Këta 3 gjyqtarë kanë mbetur nga trupa prej 9 anëtarësh që duhet të kishte kushtetuesja e cila prej muajit mars nuk zhvillon mbledhje ne seancë plenare dhe 43 cështje presin në këtë gjykatë duke cenuar kështu dhënien e drejtësisë.

 

“Patjetër që e cënon. Eshtë mëse normale, sepse qytetari kërkon përgjigje nga institucionet e tij; brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Dhe askujt nuk I intereson sesi shteti gjen mekanizmat për ta zgjidhur situatën, por dëshiron zgjidhjen përfundimtare të së drejtës së tij.”

 

 

Nga presidenti tek partitë politike është ngritur shqetësimi për bllokimin e kushtetuese në lidhje me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Greqisë e Shqipërisë për ndarjen e kufirit detar. Klasa politike ka ngritur shqetësimin se kujt mund ti drejtohet kur gjykata nuk funksionon

 

 “Gjykata nuk refuzon, nuk mund të refuzojë. Gjykata e pranon për shqyrtim, por nëse është në gjendje ta shqyrtojë apo jo pastaj varet nga moment I trupës, nëse është apo jo trupa e plotë për ta shqyrtuar.”

2 vjet pas miratimit te reformës në drejtësi, gjykata kushtetuese është bllokuar, gjykata e lartë po ashtu, këshilli I lartë gjyqësor e ai I prokurorisë nuk janë ngritur dhe dedja pranon se kjo shkakton problem tek qytetarët.

 

 “Besoj që shqiptarët marrin drejtësi, por probleme ka. Eshtë një gjë që ne e pranojmë, sepse qoftë këtu, qoftë në gjykatën e lartë këto shkaktojnë vonesa. Natyrisht vonesat plus të gjitha problemeve të tjera janë edhe kosto që mund të ketë pasoja midis palëve, sepse sa më shumë që zgjat një ekzekutim apo gjykim mund të rëndohen pasojat.  Natyrisht është humbje energjie, nervozizëm etj, por tani kjo është situate dhe shpresoj që të mbyllet sa më shpejt. Pavarësisht se kur është bërë kushtetuta dhe ligjet në atë kohë është menduar që brenda 8 muajve ju e dini duhej ngritur KLP e KLGJ.”  

      

Në mënyrë që gjykata kushtetuese të funksionojë duhet të ketë minimalisht 6 anëtarë.  Kandidatët për 4 vende vakante janë shpallur por ata duhet te vlerësohen nga këshilli I emerimeve në drejtësi I cili ende nuk funksionon pasi jo të gjithë anëtarët e kanë kaluar vetingun. Kështu plotësimi I kushtetueses do të varet nga ritmi I vetingut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *