Subscribe

Njësisë numër tetë në kryeqytet i janë shtuar dhjetra pemë të tjera ndërsa këtë herë fushatës së mbjelljes i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës “Sevasti Qiriazi”, artistë dhe sportistë.

“Kjo fushatë të vazhdojë me ndërgjegjësim jo vetëm për mbjellje por edhe për mirëmbajtje”, tha drejtoresha e shkollës “Sevasti Qiriazi”.

“Ky vend kaq i bukur meriton që rinia të jetojë shëndetshëm. Si sportist që jam sigurisht iu bashkova nismës me kënaqësi”, tha sportisti Jurido Cani.

Kryetari i bashkisë së Tiranës përsëriti edhe njëherë thirrjet ndaj të gjithë qytetarëve që kanë dëshirën dhe mundësinë për të ndihmuar në gjelbërimin e qytetit.

“Deri në muajin prill-maj le ta shfrytëzojmë stinën për të mbjellë secili sa më shumë pemë. Toka është me lagështirë, moment ideal për të kontribuuar, nuk bëhet asnjë pyll nëse nuk ndihmon secili prej nesh”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj solli në vëmendje investimet e bëra në infrastrukturën shkollore duke theksuar se janë në funksion të të gjithë komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *